hackingpage
  Mesime Ne Mjeksi
 

HYRJE NE MJEKESI

Mjekesia eshte dege e veprimtarise njerezore,caku i se ciles eshte sherimi,parandalimi dhe rehabilitimi nga semundjet.Pos kesaj mjekesia merret dhe me ruajtjen e shendetit te njerezve te shendosh.Ekzistojne disa diciplina(dege)te mjekesise si shkence:si psh-mjekesia humane-ku ne qender gjendet njeriu ,mjekesia per shtaze qe quhet -veterinaria,ekzistone gjithashtu edhe mjeksia per bime (fitopatologjia.Mjekesia nuk eshte vetem shkence,por edhe mjeshteri,art. Mjekesi eshte shkenc e cila merret me permbajtjen,zhvillimin,funkcionimin e organizmit te njeriut dhe te ndryshimeve te brendshme te organizmit.Vete termi mjekesi -d.m.th --ilaq,bari per mjekim.Para mjekesise bashkohore parashtrohen disa detyra: -parandalimi (pengimi) i semundjeve,sherimi i semundjes dhe rehabilitimi(kthimi)i njeriut ne gjendje normale --permisimi i shndetit te njeriut. Nje nder pyetjet qe parashtrohet ne mjekesi eshte pyetja-

SI DHE NGA LINDIN SEMUNDJET? Bazen shkencore te konceptit funkcional e paraqiti Hipokrati(460-377). Koncepti i Kombeve te Bashkuara per Shendetin eshte : "SHENDETI NUK ESHTE VETEM PRANIA APO MOS PRANIA E SEMUNDJES POR EDHE MIREQENIA PSIQIKE,SOCIALE,FIZIKE E PACIENTIT". Sot psh; mund te jemi te shendosh per te mos jemi te shendosh nese nuk jemi te disponuar.Ne shfaqjen e semundjes ndikon edhe statusi social,ekonomik,psikologjik etj. Nje mjek per tu bere mjek i mire duhet te kete vullnet te forte,dashurine eflakt per tu bere mjek,te disponoj me aftesi shpirterore dhe fizike etj,,, KU ESHTE DASHURIA PER NJERIUN--ESHTE DASHURIA PER MJEKESI" thote Hipokrati. Semundja eshte diqka qe dikend e mundon,diq qe dhemb,diq qe ndikon ne dobesim,ne ndryshimin e ritmit te jetes,diq qe e largon njeriun nga detyrat konkrete,qe ia mohon levizjen,shoqerine dhe ambientin ku jeton. PACIENTI-eshte njeriu i cili trajtohet ne menyre ambulantore I SEMURI- eshte ai njeri i cili trajtohet ne menyre hospitalike(klinike) Vete fjala pacient rrjedh nga anlishtja---pacient...d.m.th i durueshem,se ai i duron ndermarrjet qe i bene mjeku ne te,per hire te sherimit dhe te permisimit te shendetit te tij.Prandaj edhe postulati i pare i mjekesise thote "PACIENTI S'BENE TE NEVRIKOSET DHE AI GJITHMONE KA TE DREJTE" " Vetem njeriu i mire mund te jete mjek i mire " 1. NJOHURITE THEMELORE PER DHEMBET 1.a. Zhvillimi i dhembeve Njeriu gjate jetes se vet do ti kete dy gjenerata te dhembeve (denticionet) : -gjeneraten e dhembeve te qumeshtit ( denticioni paresore ) -gjeneraten e dhembeve te perhershem (denticioni permanent) Dhembet e qumeshtit jane gjithesej njezet (20).Dhembet e pare dalim perfersisht pas muajit te gjashte te jetes.ku se pari dalin dhembet e poshtem preres.Te gjithe dhembet dhembet e qumeshtite jane te dalur perafersisht deri ne moshen 3 vjecar. MBANI MEND: pas ketyre dy gjeneratvete dhembeve nuk ekziston asnje zevendesim tjeter natyrore per dhembe! Dhembet e perhershem jan 28,pa dhemballet e pjekurise.I ashtuquajturi dhembi i pjekurise paraqitet rreth moshes 20 vjecare. -Pjeset kryesore te dhembite: çdo dhembe ka pjesen e bardhe te dukshme qe quhet kurora e dhembit dhe pjesen perforcuese ose ngulitese ne ashtin e nofulles e qe quhet rrenja e dhembit. Funksioni i dhembeve -Funksioni kryesore i dhembeve eshte prerja,ndarja (copetimi) dhe bluarja e ushqimit.Ku pas thermimit dhe bluarjes se ushqimit,me ndihmen e peshtymes behet faza fillestare e tretjes se ushqimit ne goje. Dhembet luajne rol edhe ne te folur te drejte,sidomos ne shqipetimin e bashtingelloreve:psh: t,th,s,dh,etj. Duhet theksuar se dhembet e paster dhe te shendoshe ngrisin pamjen estetike te femijes,ndaj keshtu mundesohet nje zhvillim normal-psikofizik. 2.SHKAKTARET E "HUMBJES" SE DHEMBIT Ekzistojne disa shkaktare kryesore qe ndikojne ne "humbjen"e dhembit: 1.kariesi,prishja e dhembit. 2.pezmatimi (inflamcioni)i aparatit mbeshtetes te dhembit (paradontopatia) 3.trauma,humbja e dhembit per shkak te aksidentit. KARIESI-karakterizohet me shkaterrim te smaltit (shtresa e pare e dhembit) me ecuri te panderpraer dhe me mundesi te perfshirjes se dentines dhe te palces se dhembit (shtresa e bute e dhembit).Kariesei nuk trashegohet,por mund te "trashegohet" shprehit e keqija " mos larja e dhembeve te te gjithe anetaret e familjes,edukata e ulet shendetesore,menyra e te te ushqyerit etj.Ekzistojne disa faktore qe shkaktojne kariesine: Bakteriet,foma e dhembit,ushqimi dhe lengjet,peshtyma,faktori kohe . USHQIMET DHE LENGJET--paraqitja e kariesit nvaret edhe nga ushqimi qe shfrytezohet.Fekojet qe hane ushqim te embel dhe lengje te pasura me sheqer,jane shume me teper te rrezikuar nga kariesi.Eshte me rendesi te thekesohet se sheqeri eshte prezent edhe ne disa prodhime qe ne nuk e presim psh: banane,peme te thara,majonez,ketcup. "PRODHIMET E QUMESHTI DHE DJATHI I MBROJNE DHEMBET" PASOJAT E HUMBJES SE DHEMBIT -Dhembet e shendosh jan xhavahire natyrore,prishja dhe humbja e tyre jep pamje estetike te shemtuar ! -Humbja e tyre shkakton crreebullime ne pertypjen e ushqimit. -Dhembet e prishur dhe pezmatimi i aparatit mbeshtetes te dhembit shkaktoje ere te keqe te gojes. -zevendesimi i dhebeve "te humbur" me proteza ka shume mangesi : humbet shija,kushtojne shtrenjte etj...prandaj rendesia e mbajtjes se higjienes se tyre eshte shume shume e madhe. 3.PREVENTIVA (MBROJTJA)E SEMUNDJEVE TE DHEMBIT Per parandalimin e paraqitjes se semundjeve te dhembit dhe te gojes ekzistojne kater faktore kryesore: HIGJIENA ORALE: nuk thuhet rastesishte se dhembet e shendoshe,ruajne trupin e shendoshe.Poashtu ata qe i pasterojne dhembet rregullishte,cmojne ndjenjen e freskesise dhe te aromes se mire te gojes. teknika e larjes se dhembeve: 1.pastrimi i dh. duhet te behet: -pas cdo shujte;2 deri 3 here ne dite -gjithsesi gjdo here para gjumit, -se paku 2 minuta 2.gjithmon perdoreni pasten me fluor dhe mos e shperlani gojen pasi ti apstroni dh. por vetem peshtyni. 3.Nderrojeni brushen tuaj kur te vjeterohet (cdo 3-4 muaj) 4.nuk ka brushe familjare ! cdo anetare i familjes duhet ta kete brushen e tij. USHQIMI : Gati secilit i pelqen ushqimi i embel ! Nuk do te ishte i mundur ndalimi i konsumimit i gjerave te embela.Por,eshte me rendesi qe marrja e ushqimit te embel te jete na sasi me te vogel dhe te kontrolluar. -ushqimet e preferuara; buka,djathi,arrat,pemet,qumeshti dhe uji mineral. VIZITA KONTROLLUESE TE DENTISTI (STOMATOLOGU) -Vizitat e rregullta te dentisti jane tejet te rendesishme per dhenien e keshillave dhe zbilimin e hershem te prishjes se dhembit.Per kete arsye preferohet vizita te rregullta (se paku dy here ne vit).... NDIHMA URGJENTE MJEKSORE Dikujt i bie te fiket,nje tjetrit i dhemb gjoksi,dikush ka te dridhura,diku eshte bere nje aksident,pra te gjithe keto kerkojne Ndihmen Urgjente Mjekesore.Vete fjala urgjence vjen nga anglishjta (emergency) qe do te thote veprim i shpejte per ndihme. DHIMBJA E GJOKSIT Gjdo person me moshe 40 vjec e lart (tek njerezit me ngjyre kjo moshe afrohet deri 20 vjec),qe ankon me dhimbje gjokesi duhet te kerokje ndihmen mjekesore sepse : Keto dhimbje mund te jeni me origjine: -nga semundje te zemres qe perbejne dhe nje urgjence mjekesore te padiskutueshme -neurologjike (nervore) -dhimbje te muskulatures (mialgji), -per shkak te semundjeve te mushkerive Dhimbjet e gjokesit,te shkaktuara nga semundje te zemres kane keto karakteristika: --shtypese --shpuese --gerryese --shtrenguese Ata gjithashtu shoqerohen me (shenja dytesore): - ndjenjen e frikes - djerse trupore - zbehje Kohezgjatja e dhimbjes mund te jete 2-10 min,por mund te jete edhe me e zgjatur,me nderprerje ose jo. C'duhet bere ? Pushim absolut,duke nderprere cdo lloj aktiviteti,qofte fizik apo mendor. TENSIONI I LARTE I GJAKUT -------------H.T.A Ç'eshte ? tensioni i larte u gjakut eshte ne shumicen e rasteve nje semundje e trashegueshme dhe nje pjese e popullesise vuan nga H.T.A. Shenjat kryesore: ne asnje menyre mos te nenvleresni keto shenja -dhimbje prapa koke -zhurme ne vesh -marrje mendesh -te vjella ose ndjenjen e te vjellit Ç'duhet bere ? Menjeher do te kerkoni ndihmen urgjente mjekesore. Si ta parandalojme? ===mjekimi i rregullt dhe mos nderprerja e ilaqeve ===kontrolli i vazhdueshem i tensionit ===largimi ose shmangia nga situatat apo nga gjendjet stresive. PARALIZAT HEMORRAGJIA CEREBRALE Ç'eshte ?---Njehet ndryshe nha populli edhe me fjalet i ra pika ose i plasi gjaku ne tru.Kryesisht ndodh ne moshat mbi 60 vjec,por njihet edhe ne raste ne moshat e reja. Cilat jane shenjat kryesore ? =nuk flet(nuk mund te shqipetoj dot asnje fjale) ose nuk i kuptohen fjalet (belbezon) =nuk leviz gjymtyret (doren ose kemben) =terheqja e muskujve te fytyres te asaj ane qe nuk leviz doren ose kemben =urinon dhe defekton ne menyre te pavullnetshme =te dridhura te pjeseshme ose ne te gjithe trupin =te vjella Ç'duhet bere ne kete situate? Nese i semuri ka te vjella eshte mire qe te behet kthimi i kokes ne anen e majte me qellim qe te mos bllokohen rruget e frymemarrjes dhe te hiqen protezat kur ato jane. Si ta parandalojme? ------Kur i semuri ankon per t vjella,dhimbje koke,te dridhura,crregullullime te tensionit dhe te ritmit te zemres,duhet patjeter te beje vizite mjekesore per ti paraprire paralizes. -----Te kontrollohet rregullisht tensioni tek te semuret me tension te larte sidomos tek ata me trashigimi familjare te semundjes dhe te mos abuzohet me mjekimin. -----Nje mjekim i rregullt i tensionit te larte te gjakut dhe i crregullimeve te ritmit te zemres do te parandalonte nje situate te tille. GJAKEDERDHJA (HEMORRAGJIA) NGA GOJA Ç'eshte ? Eshte dalje e gjakut me ane te peshtymes e gelbazes Shkaqet jane te ndryshme ===tuberkulozi ===kanceri i mushkerive ===plage te ndryshme te gojes,dhembeve dhe gingivave ===trupat e huaj qe mund te kalojne ne rruget e frymemarrjes etj. TE FIKTIT (LIPOTIMIA) Ç'eshte?---eshte ulja e tensionit te gjakut ne shifra posht 60mmHg. Shkaqet jane : ---semundjet e gjakut ---semundjet e zemres ---stresi nervor Shenjat jane: -djerse ne te gjithe trupin -dobesi e menjehershme sa i semuri gati rrezohet -humbje e ngjyres te lekures Ç'duhet bere? Ne keto raste i semuri duhet te shtrihet dhe ti ngrihen kembet me larte se sa koka duke i vendosur disa jasteke ose duke perdorur diqka tjeter per momentin.Neqofttese i semuri fillon ta marri veten mund ti beni nje kafe. GODITJA NGA DIELLI Ndosh menjeher ose pak kohe mbas qendrimit ne diell,sidomos gjate stines se veres,i cili ndikon ne pjeset e zbuluara te kokes ose te qafes. Shenjat: ===dhimbje koke shume te forte ===skuqja e fytyres ===te vjella ===humbja e ndjenjave ===te dridhura 'duhet bere? -largimi nga qendrimi ne diell -kompresa te ftohta në ballë dhe kyqe -pushim absolut ne vend te fresket... NEUROZA C'eshte? SI rrezultat i rritjes se problemeve sociale (stresit) eshte shtuar shpeshtesia edhe e nje semundjeje qe quhet Neoroze. Neuroza nuk njeh mosh dhe quhet si nje ankth ose stres nervor.Ajo vjen si rrezultat i nje mbingarkese nervore ose emocionale.Me te predispozuar per kete semundje jane njerezit e ndjeshem ndaj faktoreve sociale(puna,shoqeria dhe familja). Kjo semundje ka prirje te behet kronike. Kush jane shenjat kryesore? Neqoftese nje pjesetar i familjes suaj,kryesishte moshat e reja,paraqet ne menyre te papritur,te menjehershme,por edhe ne menyre graduale keto shenja: ==mpirjen e gjymetyreve(duarve dhe kokes) ose gishtave ==te dridhura ==shtangim ose ngrirje te fytyres,duarve,gishterinjeve,trupit ==marrje fryme ==dhimbje gjoksi ==te rrahura te shpeshta te zemres ==prirje per te mos folur e pergjigjur ndaj pyetjeve ==ankim,ka raste pa baze,per dhimbje koke ==pagjumesi ose shikim enderrash te frikeshme-----atehere duhet menduar per Neuroze. C'duhet bere ne keto situata? -mund te metni tensionin arterial -mos krijoni situata dramatike -mundesishte te qendroje me te semurin vetem nje persondhe familjaret e tjere te largohen nga dhoma pasi sa me shume njerez te grumbullohen aq me shume zgjat kriza.Prania e shume personave nuk e ndihmon te semurin perkundrazi e keqeson krizen. Si mund ta parandalojme? Neqoftese shenjat e mesiperme nuk jane shoqeruese te ndonje semundje tjeter te vertet si psh:epilepsi diabet etj,ateher kemi te bejme me ate qe quhet neuroze (stres nervor) e cila vjen nga shkaqe te ndryshme sociale. Perpiquni qe te minimizoni sa me shume problemet sociale,faktori kryesor ne sherimin e neurozes. HELMIMET USHQIMORE C'jane? Kur nje pjestar i familjes tuaj ankon per te vjela dheose heqje barku te shoqeruara me rritje te temperatures,kjo perben ate qe quhet helmim ushqimor.Nga vete emri duhet te kemi parsysh qe edhe shkaqet jane te shumellojshme(ne varesi nga ushqimi qe ka ngren i semuri). Shenjat kryesore? ==te vjella ==heqje barku ==temperature ==dobesi ==zverdhje te lekures ==djerse C'duhet bere? Eshte mire qe ne te tilla raste ti behet lavazh(shperlarje) te semurit duke i dhene lengje.Keto lengje duhet te jepen shpesh e nga pak.Duhet te eliminohen ushqimet e thata per 4-6 ore. KUJDES NGA PARACETAMOLLI Shume tableta qe disa i gelltisin me shumice kunder kokedhimbjeve,per qetesimin e dhembjes se dhembit dhe dhembjeve te tjera,permbajne paracetamoll.Ky anallgjetik,mjeft mire e zevendeson aspirinen dhe eshte i pershtatshem per personat qe kane te thate ne lukth dhe per ata te te cilet here pas here paraqitet gjakderdhja ne lukth.Por kujdes!!! Paracetamoli demton veshkat.Keshtu,ata qe e shfrytezojne kane mundesi tri here me shume te semuren nga veshkat se ata qe nuk kane paracetamol. KOSI Me sukses mund te evitoje barkeqitjen tek femijet.Bakteriet "mike" te jogurtit dhe prodhimeve te tjera te qumeshtore mund te pakesojne numrin e viruseve. RRAHJET E SHPESHTA TE ZEMRES Kujdes-pas pierjes se disa kafeve me radhe ndjeni rrahje te shpeshta te zemres,eshte mire qe te kontrollohet melqia.ne rastete kur keni probleme me funksionimion e melqise,kofeini i kafes grumbullohet ne gjak dhe keshtu fillojne te rrahurat e shpeshta te zemres. MUNGESA E VITAMINES A Mungesa e vitamines A shkakton shkurtpamesi dhe verbim te nates.Andaj,pos te tjerash hani majdonez te fresket i cili eshte i pasur me vitaminen A,por permban edhe kalcium te nevojshem per elasticitetin e muskulatures se syve.Gjysem filXhani majdonez ploteson nevojen ditore te organizmit me vitamine A. LENDIMET Plaget e ndotura lani me uje te ftohet e pastaj dezinfektoni me jod dhe etil-alkool.Gerithjet e vogla mos i lidhni.Ato me mire shrohen ne ajer.Plaget pakez me te mesha dhe ato qe ndeshen me rroba mbuloni me faster ose me fashe.Nderroni cdo 24 ore.Flasterin do ta shkapni me lehte nga plaga nese kendet e tij me pare i keni lyer me benzine per heqjen e njollave.Per plage te renda duhet drejtuar mjekut.Nese vaksina e fundit kunder tetanusit eshte dhene para 5 vjeteve ajo duhet perseritur. ALKOOLI --PASOJAT E TIJ Alkooliste quhen ata individ,te cilet perdorin tej mase dhe rregullishte pijet alkoolike,qe jane te varur prej tyre ne nje shkalle te tille,sa qe manifestojne crregullime te theksuar mendore,fizike dhe ne mardheniet me njerezit tjere.Resorbimi i alkoolit praktikishte fillon ne goje,por me se tepermi ne lukth.Shkencetaret amerikane konfirmoje se qelizat e organizmit te njeriut,fiziologjikishte nuk jane te pergaditura per duhan dhe alkool. Demet e alkoolit ne organizem--Alkooli duke depertuar ne organizem nga goja,se pari demton buzet,gjuhen dhe fytin duke shkaktuar inflamime gjegjese te organeve te permendura.Alkooli gjithashtu zgjeron enet e gjakut ne zgavren e barkut,te organeve te brendeshme dhe lekures.Me se tepermi demton qelizat nervore,crregulon metabolizmin e tyre dhe si rrezultat eshte degjenerimi i tyre. "alkooli i dhuron shoqerise anetar margjinal,vagabonde,psikopate antisocial,ndersa pjesemarrja e tyre ne aktivitetin kriminal eshte tejet e impozante" Alkoolistet ne gjendje te dehur,zbulojne gjerat profesionale intime,sekrete ushtarake dhe diplomatike,kane aftesi te pakufizuar,por te gjitha ngecin vetem ne premtime.Ne fund mund te themi se alkooli nuk krijon gjeni,perkundrazi shkaterron gjenit.Familja e alkoolokut perngjane ne teater,ku paraqiten vetem tragjedite. GJUMI DHE ENDERRAT Perse flejme? Perse enderrojme? -Jane dy pyetjet qe gjithmone i akne interesuar njerezit ti zbulojne.Hulumtimet e fiziologjise se gjumit filluan nga viti 1914-1918,kur nje shkencetar duke ngacmuar qelizat nervore te shtazeve arriti te shkaktoje ne menyre artificiale gjumin.Zbulimi i pare me me rendesi per kuptimin e gjumit ishte qe nuk ekziston ne tru "qendra per gjume",siq besohej deri ateher,por vetem "qendra per zgjim dhe vemendje",dhe se aktiviteti i zvogeluar i saj,shkakton gjumin.Zbulimet e mevonshme treguan se gjumi nuk eshte fenomen pasiv.Gjumi si fenomen me rendesi per jeten e njeriut,definihet si gjendje e pavetedijshme,nga e cila njeriu mund te zgjohet me ndihmen e ngacmimeve adekuate sensorike apo ngacmimeve tjera.Gjat gjumit paraqiten dy menyra te ndyshme: 1.Gjum i ngadalshem-i ngadalshem sepse valet e trurit jane shume te ngadalshme,shpesh emertohet edhe ndryshe si psh:gjumi i thelle,gjumi i qete,gjumi pa enderrime ose gjumi normal.Ne gjumin e ngadalshem frymemarrja eshte e rralle,ngadalesohet puna e zemres dhe bie shtypja e gjakut. 2.Gjum i shpejte-eshte pasoje e orientimit abnormal te sinjaleve ne tru,ndersa vet aktiviteti i trurit mund edhe te mos jete shume i zvogeluar.Ne kete faze shtypja e gjakut rritet.frymemarrja behet me e shpejte.Ky gjume karakterizohet me enderrim aktiv.Truri pothuajse eshte i shkeputur nga bota e jashtme dhe thellohet ne boten e vet te enderrave. Enderrat deshmojne per aktivitetin psikik gjate gjumit.PSh: ka mjaft raste kur ne gjume eshte bere pune aktive krijuese:shencetaret kane zbuluar gjera me rendesi,poetet kane thurre vargje etj.Pikerisht ne gjume vijene,here pas here aso zgjedhjesh,cfare nuk ka qene e mundur te zgjidhen ne gjendje te zgjuar.Njeriut i nevojiten 7-8 ore gjume.Mirpo disave u mjafton te flejne kater deri gjashte ore,e disa tjereve nente deri dhjete ore.Thuhet se me pake flejne njerezit energjike,aktiv,ndersa me shume flejne njerezit emocional,qe anojne kah dyshimet.Kohezgjatja e angazhimit te trurit te njeriut ne enderr eshte vete 17 sekonda.Edhe pse koha eshte kaq e shkurter njeriu mund te komentoje nje enderr afer nje ore apo me shume.Dhe ne funde duhet te mendojme se ne,cdo dite kur flejme,kalojme prej jetes ne vdekje dhe prej vdekjes ne jete kur zgjohemi,mirepo kesaj ceshtje nuk i kushtojme rendesi te duhur,nga hutia e jetes materiale dhe nga naiviteti yne,sepse eshte e qarte se njeriu gj! ate jetes u nenshtrohet se paku dy ligjeve: Ligjit te jetes praktike(ne gjendje te zgjuar) dhe ligjit te gjumit(kur fle). MJALTI NGA KENDVESHTRIMI MJEKESOR Per te bere nje kilogram mjalt bletes i duhet te pershkoj 360-460 mije km laregesi.Kjo largesi eshte per 11 here me e gjate se gjatesia e ekuatorit te rruzullit tokesor.Mrekulli te veqant paraqesin prizmat gjashtekendeshe te hojeve (nje matematike e larte).Mjalti permbane 14-20% uje,sheqer,materie azotike vitamina etj,,,, Sipas hulumtimeve shkencore-biokimike,eshte vertetuar se mjalti permban keto elemente,te cilat jane te domosdoshme per organizmin: Aluminiumin:---ne organizem luan rol si antiinflamtor ne mukozen e lukthit dhe te zorreve. Bizmuti:---sherben si ilaq i fuqishem kunder sifilisit Hekuri:---i sili ne 1kg mjalt gjendet ne sasi prej 11.05 mg,eshte i domosdoshem ne enzimet e frymemarrjes se qelizave te organizmit. Ari---ka rendesi kunder infeksioneve ne organizem Kaliumi---sherben ne organizem si perberes dhe lidhes i albumineve dhe te glikogjenit. Kalciumi---pa pranin e te cilit eshte e pamundur zhvillimi i organizmit,akzistimi i botes bimore dhe shtazore. Natrium----Mungesa e natriumit shkakton dobesim te muskujve ne organizem,rraskapitje,humbje oreksi,etje,vjellje dhe pengesa ne funksionimin e veshkeve etj..... Mjalti si ilaq perdoret te keto semundje: -semundjet e lekures -semundjet e organeve te tretjes -semundjet e melqise -semundjet e veshkeve -semundjet e zemres -semunjdet e sistemit nervor -semundjet e syrit -semundjet gjenitale femerore -semunjdet e organeve te frymemarrjes dhe semundjet elergjike. SIDA---semundja e shekullit (Anglisht- AIDS)--shkurtimi i Aquired Immune Deficiency Sindrome --Sindromi i mungeses se Imunitetit te Fituar. C'eshte SIDA?------- Eshte semundje qe shkaktohet nga retrovirusi HIV.Per here te pare u diagnostifikua me 1981.Ka prekur te pese kontinentet.Vendet te cilat jane me atakuara nga ky virus jane:rajonet e Evropes Lindore dhe te Azise Qendrore.Deri ne fillim te vitit 2000nga kjo semundje ne shkalle boterore vdiqen rreth 18 milion dhe ishin percaktuar 36 milion banore seropozitive. -Rasti i pare ne Shqiperi eshte identifikuar ne vitin 1993.Ndersa ky numer eshte ne rritje e siper.Ndersa ne Kosove deri ne fillim te vitit 2001 ishin percaktuar 30 raste nga SIDA. -Me cka karakterizohet kjo semundje? Sida karakterizohet me renie te theksuar te mbrojtjes imunitare,me plogeshti dhe renie ne peshe. Perhapet::: me rruge seksuale(menyra me e shpeshte),rruget e gjakut,nepermjet transfuzionit dhe injeksioneve dhe nga nena e infektuar te femija i porsalindur. Masat me kryesore--informacion,parandalim,kujdes. Deri me tani nuk ekziston asnje vaksine kunder kesaj semundje VRASTARE. Dita boterore e SIDES eshte 1 dhjetori. Per kete vit motoja e nje dhjetorit eshte: "JETO,LERENI TE JETOJNE" AFORIZMA "Shkenca eshte mase e realizueshme e cila pohohet me fjale,argumentohet me fakte dhe realizohet ne praktike" ZEMRA jone eshte pompa me precize ne bote.Per cdo 23 sekonda neper zemer kalojne 5 litra gjak.Per nje dite zemra shtie ne qarkullim 19 mije litra gjak.Per 60 vjet qarkullojne 480 milion gjak.Kjo pompe tejet e persosur me automatizem special mesatarisht peshon 230 gram te femrat,ndersa 280 gram te meshkujt. GJAKU qarkullon neper enet e gjakut,100 mije kilometra per 23 sekonda.Kjo eshte 215 here me e shpejte se shpejtesia e anijeve kozmike. Jeta e rruzave te kuqe zgjat 42 dite,ndonese disa me rezistente jetojne deri ne 127 dite.Kjo don te thote se cdo dy muaj gjaku yne ripertrihet,gjegjesisht 200 miliard rruza te kuqe te gjakut lindin dhe vdesin per gjdo dite. DIAFRAGMA ,muskuli qe ndan zgavren e kraherorit nga ajo e barkut,eshte organi muskular me aktiv gjate jetes se njeriut,i cili nuk pushon asnjeher.Ky muskul kontraktohet 11 mije here ne ore,afro 264 mije here gjate dites,apo 670 milion here gjate 70 vjeteve te jetes. TRURI yne eshte kompjuteri me i persosur ne bote i perbere prej 100 miliard qelizash te perhimta,e qe paraqet nje potencial te mbi 10 mije programeve kompjuterike ne aksion te perhershem.Siperfaqja e ketyre kompjutereve eshte 250 mije km2 (sa gjysma e siperfaqes se Frances).................. -Arsimi eshte prind i perparimit,krijues i kultures,formues i fatit. -Arsimi i popullit duhet te jete objekt i pare i cdo qeverije. - Dituria eshte ne cdo vend baza me e sigurte e lumturise se nje populli. -Fuqia me e madhe e botes eshte fuqia e diturise se organizuar. - Kerko dituri prej djepi deri ne varr. -Merrni diturine ose filozofine,prej cilit do burim qe ato rrjedhin. -Dituria dhe urtesia jane nje gje e humbur e muslimanit,kudo qe ta gjej le ta merr. -E verteta eshte fillimi i cdo gjeje te mire. Sa te varfer jane ata qe nuk kane dashuri. Dashuria,eshte rreze qe ndriqon jeten e njeriut. Edukata eshte lavrim i tokes para se te mbillet. Edukata eshte stoli,e cila e zbukuron dhe e pasuron njeriun,arke ne raste nevoje,ndihme qe njeriu te behet sa me i miresjellshem,shok ne vend te pashokut,argetim ne vetmi. Bukuri e vertet nuk jane rrobet e hieshme e te stolisura por bukuri e vertet eshte kultura,edukimi dhe miresjellja. Jeta eshte nje fush,e cila na jep ashtu siq e mbjellim ne,gjemba ose lule. Burim i nje kombi nen ligjin e dhunen e te huajve,eshte vertet nje force e dhimbeshme dhe e vajtueshme. Morali i forte dhe karakteri i forte jabe prona me e shenjte e njeriut. Karakteri eshte cilesia me e vlefshme e jetes se njeriut. Formimi i karakterit duhet te jete qellimi i pare i cdo arsimi dhe veprimi. Parajsa e nje populli eshte liria,ndersa ferri i nje populli eshte roberia. Ai qe nuk e ka lirine,roberine e mban ne shpine. Liria eshte nje peme qe piqet ngadal. Liria eshte gjeja me e cmuar qe mund te kete nje popull. Libri eshte i vetmi kopsht qe mbillet per te tjeret. Libri eshte ngushlluesi dhe nxitesi i njeriut per acje drejt shtigjeve te reja. Bota pa libra eshte bote e egersirave. Libri eshte i cmueshem per ata qe ja dijne vleren. Themeli i lumturise se vertet eshte ne zemer. Sa eshte nevoja per nje shtet,per buke e uje,populli aq ka nevoje per mesues. Kurr mos lidh miqesi me nje qe nuk eshte me i mire se ti. Miresjellja i bene miqet,miresjellja i krijon armiqet. Idealet qe na mbushin me gezim jeten jane:miqesia,bukuria,e verteta. Asnje fuqi nuk e bene njeriun te madh dhe te zgjuar,sa e ben fuqia e punes. Turpi e largon njeriun nga ajo qe nuk vlen. T'ju qendrosh ne bese te pa beseve do te thote ta tradhetosh veten. Njihe veten tende. Te gjitha te vertetat e pa thena behen helmuese. Nese nisemi nga vetevetja,nuk do te thote qe nisesh nga e drejta. Ndergjegjja eshte dhembje e heshtur e shpirtit. AKUNPUKTURA -Akunpuktura do të thotë pikë shtypjeje,bazohet në parimin se trupi përmban ngarkesa elektrike pozitive dhe negative që janë të lidhura me njëra tjetrën.Ushtrimi i shtypjes mbi këto pika ndihmon në lehtësimin e dhembjeve dhe përtërirjen e energjisë në pjesët përkatese të trupit.Akunpuktura përdoret edhe kundër urisë por efektet mund të jenë të përkohëshme.Akunpuktura nuk rekomandohet për mjekimin e njerëzve që kanë tumor në tru,as për ata me sëmundje neurologjike,dhe as për gratë shtatzana. PSIKOLOGJIA "asgje ( qe njeriu punon ose krijon) nuk mund te kuptohet pa psikologji " Psikologjia si disipline shkencore,qe per objekt studimi ka njeriunm,eshte mjaft e re.Psikologjia si shkence nga pikepamja e veqante,na i ndricon aktivitetet dhe sjelljet e njerzve si dhe na ben te mundshme ti kuptojme me lehte e me mire sjelljet dhe veprimet e njerezve.Pra psikologjia studion realitetin psikik dhe jeten psikike.Psikologjia duhet ti pergjigjet tri pyetjeve te cilat jane: ÇKA ? SI ? dhe PSE ? Fjala psikologji rrjedh nga gjuha e vjeter greke qe don te thot psiko-shpirt dhe logos-shkence. "Askush nuk ka te drejte te nençmoj shkencen , te cilen nuk e njeh " PARAPSIKOLOGJIA - Eshte dege e psikologjise, e cila merret me studimin e dukurive te cilat jan jashte forces se te kuptuarit te shqisave njerezore e shpesh i kalojne edhe ligjet ekzistueze te shkences bashkekohore e qe ne popull merren si qudira. SUGJESTIONI DHE AUTOSUGJESTIONI " Forca e imagjinates eshte me e rendesishme se dituria " Me sugjestion nenkuptojme pranimin e nje ideje apo mendimi te huaj lehte,pa u munduar dhe pa pjesmarrjen e deshires.Psh: nje femije eshte ne gjendje ta nderprej tere orkestren,ne qofte se para tyre befas lepin ndonje limon.Eshte i madh perdorimi i sugjestioneve edhe ne mjeksi, per sherimin e neurozave,te thatit ne bark etj. Pra sugjestioni dhe autosugjestioni paraqesin force, e cila me veprimin e vet shume here tejkalon te gjitha prirjet tona, por nuk duhet harruar se kjo force mund te jete e drejtuar si ne kahjen pozitive ashtu eshte ne ate negative.Sugjestioni dhe autosugjestioni gjithashtu luajne rol te rendesishem ne krijimin dhe formimin e opinioneve te individualtitetit personal ose kolektiv.Andaj q'do fjal apo fjali qe e perdorim gjate te shprehurit ne jeten e perditshme duhet ti kushtojme rendesi shume te madhe. TRURI Eshte pjesa me e rendesishme dhe me e nderlikuar e sistemit nervor,veqanarisht luan rol te rendesishem per zhvilimin e jetes psiqike te njeriut.Pra eshte bartes i te gjitha proceseve psiqike.Truri i te posalindurit eshte kater here me i leht se sa ai i nje njeriu te rritur.Deri ne vitin e gjashte truri arrin perafersishte 90% te peshes dhe te proprcineve te tij perfundimtare.Keshtu ndermjet moshes 9 dhe 10 vjeqere truri i femijes arrin te kete proporcione gati te njejta me ate te trurit te te rriturit.Gjathashtu eshte vertetuar shkenctarishte se pesha e trurit nuk eshte e lidhur drejtperdrejte me intelegjencen e individit. Truri peshon rreth 1.5 kg.Pjeset kryesore te trurit jane tri:truri i madh,truri i mesem,dhe truri i vogel,kurse pjesa me e rendesishme dhe me e zhvilluar e trurit eshte korja e trurit(korteksi),dhe permban rreth 14 miliard elemente qelizore.Gjithashtu,truri i madh ndahen ne dy gjysmepjese:e majta dhe e djathta,keshtu qe secila ane e trurit kontrollon pjesen e kundert te trupit:pra,ne qofte se demtohet ana e ma te e trurit peson paralize ana e dhjathe e trupit ose anasjelltas.Pjesa e majte e trurit drejton aktivitete shkencore,matematiken,logjiken,analizen etj,,ndersa pjesa e djathe drejton aktivitete artistike,fantastike,ngjyrat,ritmin etj.Eshte interesat se kur njera ane e trurit dobesohet,ateher e gjithe forca kalon ne anen tjeter.Por neqofte se shfrytezohen te dy pjeset e trurit,shumfishohet aftesia deri ne gjenialitet. Konsidrohet se truri eshte nje nder krijesat me te nderlikuara dhe me te cuditshme te natyres ne tok dhe se eshte fare pak i shfytezuar.Supozohet se vetem rreth 4% e trurit shfrytezohet nga njerezit.Kapaciteti i trurit eshte i pakufishem.Sa eshte i pakufishem,aq eshte edhe i pazbuluar dhe misterik ose me fjale te tjera, truri eshte i vetmi organ qe studion vetveten. STRESI Fjala stres eshte nje fjale mjaft e perdorshme,por qe ne te shumten e rasteve perdoret pa pasur parasysh kuptimin e vertete te saj.Stresi perkufizohet si,nje shperndarje mendore ose emocionale,brenga ose hidherim,si pasoj e nje shtypje apo lodhje mendore.Nga ana e vet,kjo shtypje apo lidhje mendore vjen si pasoje e nje ngjarjeje jashte pervojave te perditeshme,qe perjeton njeriu. Stresi mund te veproj mbi cilin do dhe te perjetohet me frike,tmerr dhe humbje te shpresave.Shkaku me i rendomte qe shpie ne nje pasoje te tille eshte psh: nje kercenim serioz per jeten,per humbjen e femijes apo te bashkeshortit,per shkaterrimin e nje mardhenjie te ndieshme.Trauma mund te perjetohet pas nje aksidenti ne grupe njerezish,luftera,fatkeqesi natyrore etj.Edhe ngjarje te perditshme mund te behen burim stresi si psh:nje zanje ne treg,rruge,shkolle apo ne familje.Ne gjendjen fizike te nje njeriu te stresuar shfaqen keto simptoma: dhimbje koke,ndryshim oreksi,luhatje tensioni,lodhje te shpejte,pagjumesi,renie ne pesh,ethe,dhimbje muskujsh,rrahje te forta te zemres etj. Ndera ne gjendjen emocionale te te stresuarit shfaqen keto simptoma: rritje te ankthit,irritimi,deshperimi,enderrat e keqija,te folurit duke bertitur,depresioni etj. Problemet spirterore qe shkaktohen nga stresi:zbrazeti,kerkon nje zgjidhje,humbje te kuptimit magjik per te dale nga situata,dyshimi,vetmartirizimi,gjendja e mos faljes,humbja e drejtimit,humbja e shpreses,kerkon meshire. Problemet mendore qe shkaktohen nga stresi: harresa,marramendja,shikimi i turbullt,perqendrim te varfer,merzitje,qendrime negative,habitje,mjegullim,turbullim,te folurit keq per veten,topitja,plogeshtia. Mardheniet me te tjeret e te stresuarit:veteizolohet,hypja neper lartesira,i patolerueshem,rrenja e deshires per seks,fyen te tjeret,i vetmuar,humb besimin tek te tjeret,qesh me te madhe,u fshihet te tjereve,shfrytezon te tjeret,mashtrues. DUHANI-PASOJAT E TIJ " Shpirti i fuqishem shpeton trupin e shendosh" -Pirja e duhanit eshte e rrezikshme dhe e demshme,duke shkaktuar dëme te mëdha ne organizem dhe vdekjen e mehershme,por eshte numri i paket i atyre duhangjive,qe kete te vertet mund ta pranojne dhe ta nderpresin konsumimin e tij.Kjo eshte per arsye te varesise psikologjike ndaj duhanit,si dhe per shkak te refleksit te formuar te duhangjiut.Nese nje duhanxhi konsumon 20 cigare ne dite,ai kryen 400 levizje dore,andaj lerja e duhanit nuk eshte e lehte per te,ngase i mungojne 400 bartje te nje sendi ne goje.Shkenca bashkohore pierjen e duhanit e konsideron semundje,e cila perfshin shume simptome negative ne kronicitetin e saj. Motivimi per pirje te duhanit--pirja e duhanit nuk eshte vetem shprehi e thjeshte,por paraqet nje kompleks te tere shprehish dhe situata shoqerore te duhanxhiut ne jeten e perditdshme.Duhangjit zakonisht kan këto shprehi: --ato qe kane te bejne me arsye vetjake --ato qe kane te bejne me nevoja shoqerore dhe --nevoja te tjera. Numerohen vetem disa anga arsyet me te rendesishme te te pirit te duhanit: =per shkak te nervozitetit =per shkak te relaksimit =per shkak te vetmise =per shkak te dietes =per fitimin e vetebesimit =per rritjen e kenaqesise =per zbutjen e moskenaqesise =nga shprehia =si nje mjet per pagjumesi etj.. -Konsiderohet se ne tymin e nje cigareje gjenden rreth 70mg therrmija te forta dhe 23mg gaz,te cilat ndikojne ne menyre shkaterruese ne mukoqen e rrugeve te frymemarrjes dhe traktit digjestiv.Nikotina eshte elementi me i njohur toksik i cigares.Ajo deperton ne gjak dhe perhapet pothuaj ne te gjitha stacionet e organizmit ,duke u grumbulluar ne menyre selektive ne organet me rendesi jetike:tru,ne mushkeri dhe ne gjendra seksuale.Duke pire 20 cigare ne dite,njeriu fut ne trup 1gr te katranit te cigares i cili kryesisht mbetet ne mushkeri. Pasojat e pirjes se duhanit per shendetin--- -Pirja e duhanit eshte shkaktari kryesor dhe i vetcante i semundjeve dhe vdekjeve te parakohshme.Duhanxhinjte vdesin 5-8 vjet me heret se ata qe nuk pijne dhe i ekspozohen rrezikut dy here me shume nga semunjda fatale e zemres,dhjete here me shume rrezikut nga tumori ne mushkeri,disa here nga rreziku i tumorit ne fyt,pankreas,veshke.Kur prinderit pijne duhan,femijet e posalindur kane peshe me te vogel,shpesh me infeksione te organeve te frymemarrjes,me funksionim te dobet te mushkerive,me me teper infeksione kronike te veshit,dhe me shume mundesi per tu bere duhanxhinje me vone. Pirja e duhanit dhe shendeti i femres -Ajo,zakonishte do te dukej me e vjeter se qe eshte mosha e saj e vertet,rrudhat ne fytyre paraqiten heret,e fytyra merr ngjyren me nuansa te tokes dhe ate te verdhe.Dhembet dhe thonjet shpesh hargjohen dhe zverdhen.Shpesh behet nervoze dhe inatosen e zemrohet pa arsye.Era e cigares qe ndizer nga goja e femres e bene ate jo terheqese.Mundesit me te medha qe ti kthehet shendeti dhe rinia e saj ta zbukuroje ate,jane shume me te medha ne vitet e para te pirjes se duhanit,por shpesh keto mundesi i leshojne.Me rritjen e stazhit te pirjes se duhanit,rritet edhe numri i cigareve te pira,keshtu qe mundesia e nderprejes eshte me e veshtire por e arritur.Te pimurit e duhanit eshte i demshem jo vetem per nenen e cila i jep sise foshnjes,por njeqinde here eshte me i demshem per foshnjen e saj. Pirja e duhanit dhe shendeti i mashkujve -Qeliza seksuale(spermatozoidi) e mashkullit i jep embrionit te ardhshem gjysmen e informaciloneve psikologjike,anatomike dhe fiziologjike.Pirja e duhanit nuk eshte vetem rruge per vetevrasje te ngadalshme por edhe per lindje defektoze te femijeve.Gjithashtu edhe ndikimi i duhanit ne sistemin nervor qendoror eshte shume i madhe.Tek meshkujt me pervoj te gjate te pierjes se duhanit mund te lindin tumore malinje te ndryshme. Parapengimi i pirjes se duhanit I. Ndryshimi i sjellejeve te duhanxhijeve dhe mbeshtetje qe duhet dhene joduhanxhive. II. Ndryshimi i pikepamjeve ndaj pirjes se duhanit ,duke rrenjosur bindjen ndaj pirjes se duhanit si shprehi e demshme dhe e rrezikshme e jo si per nje shprehi te domosdoshme. III. Ndryshimi perberjes se duahnit. IV.te ndryshuarit e mendimit per mospirjen e duhanit si norme e detyruar e sjelljes ne shoqeri. Per te qene efikase lufta kunder pirjes se duhanit duhet qe te inkuadrohet tere shoqeria ne kete aktivitet te madh.Duhet qe ne menyre profilaktike te luftohet neper shkolla me me te rinjet ku ende pirja e duhanit nuk eshte be shprehi shkaterruese. "Suksesi me i madh ne luften kunder pirjes se duhanit eshte ndyshimi i sjelljeve vetjake" Si funksionon kujtesa jone? Disa gjera nuk mundemi (dhe nuk duam) t'i kujtojme,sikur te mos kishin qene kurre,kurse te tjerat na ndjekin dhe eshte e pamunshme te lirohemi prej tyre.Si funksionon kujtesa jone? Ç'eshte kujtesa?--Kujtesa ose "funksioni memnotik"i perngjan raketes shumeshkalleshe.Ne shkallen e pare zhvillohet futja e informacioneve te reja ;ne te dyten-ushqimi i tyre dhe perfundimisht,ngjallja.Por,ky proces eshte shume me i perbere se sa duket.Perveq kesaj,motivimi e lehteson shume marrjen e informacioneve te reja,ashtu sikurse edhe procesi emotiv :me siguri nuk do te harroni mbremjen kur keni njohur dashurine e jetes suaj! Si te ruhet ?--Eshte veshtire te kujtohet informata,te cilen e kemi perceptuar keq.Shume njerez ankohen per kujtese te dobet,per shkak te mangesive te disa shqisave.Shikimi i keq ose te degjuarit e dobet mund te jene faktore kufizues per marrjen cilesore te informacioneve.Kujtesa e mire,perveq te tjerash,kerkon gjume te mire.Cka ndodh derisa flejme? Truri i sorton informacionet qe i merr gjate dites dhe ndihmon ruajtjen e kujtimeve.Prandaj,duhet te ruhemi nga teprimet me sheqer,alkool,kafe,duhan,por edhe me mjete per qetesim,te cilat mund te perngojne punen e rregullt te trurit.Vertet,qe te kuptojme dicka,duhet te duam te bejeme kete. A mund te permisohet kujtesa?--Pergjigja eshte pohuese.Me sakte,ne procesin e kujteses mund te zhvillojme kapacitetet tona vizuele me ane te te vrejturit.Nepermjet perseritjes,ushtrimi i kujteses mund te rezultate.Pergjithesishte,ushtrimet e kujteses na ndihmojne te jemi aktivisht "te pranishem"(derisa shikojme,prekim,degjojme,ndjejme,marrim ere...) dhe kete truri yne ta pranoje si kujtese. Shkenca ende nuk i ka zbuluar fshehtesite lidhur me trurin dhe funksionimin e tij,kurse kujtesa e jashtezakonshme-deri ne hollesite me te vogla,eshte njera prej fshehtesive te tilla...Nese nuk e shfrytezojme (perdorim),edhe kujtesa shpenzohet. MBROJTJA NGA DIELLI -Dielli emeton një spektër të gjërë të rrezeve.Në veqnti të dëmshme janë rrezet ultraviolete,të cilat mund të jenë edhe kancerogjene.Natyrisht se ka edhe anë pozitive të rrezeve të diellit.Anë pozitive e rrezeve të diellit në lëkurë është se provitamina D,që ndodhet në lëkurë,nën ndikimin e rrezeve të diellit shëndrrohet në vitaminë D,e cila është e patjetërsueshme për rritje dhe mungesa e së cilës shkakton rahitisin.(sëm.e eshtrave)Megjithkëtë duhet të jemi të kujdesshëm gjatë rrezitjes.Posaqërisht të rrezikuar nga rrezet e diellit janë femijët,sepse ata kanë lëkurë më të hollë dhe me më pakë pigmente.Edhe në ujë jemi të rrezikuar,ngase është interesante se rrezet e diellit reflektohen nga sipërfaqja e ujit,borës,xhamit dhe me këto e zmadhojnë efektin e vet. rreziku prej orës 11-17 = Veprimi tejet i dëmshëm i rrezeve të diellit është prej orës 11-17,mirpo pasi që shpesh është e pamundur ti shmangemi të gjithë asaj në këtë kohë,preferohet që për cdo ditë të përdoren krema për mbrojtje të plotë.

 
  Today, there have been 5 visitors (6 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free